Si Mendojne Njerezit E Suksesshem

800 L

Merr njerëzit e suksesshëm nga gjithë fushat e jetës. Çfarë kanë të përbashkët? Mënyrën e të menduarit! Tani, mund të mendosh edhe ti si ata dhe të revolucionarizosh punën dhe jetën tënde!

SKU: 9789928004550 Kategoria

Libri bestseller, “Si mendojnë njerëzit e suksesshëm”, është materiali më i përsosur dhe i përmbledhur për t’u lexuar për botën e sotme që ecën me ritme kaq të shpejta. Eksperti botëror i lidershipit, John C. Maxwell do t’ju mësojë si të jeni më krijues dhe kur duhet të vini në pikëpyetje të menduarit e përgjithshëm. Do të mësoni si të kapni kuadrin e gjerë, ndërkohë që fokusoheni te të menduarit. Do të gjeni si të rrisni potencialin krijues, të zhvilloni idetë dhe të nxirrni mësime nga e shkuara për të kuptuar më mirë të ardhmen. Me këto njëmbëdhjetë çelësa për të menduarin më efikas, do ta shihni shumë qartë rrugën drejt suksesit personal. 11 çelësat për të menduarit të suksesshëm përfshijnë: – Të menduarit në plan të gjerë: Si të shohësh botën përtej nevojave dhe si të çon kjo drejt ideve të mëdha. – Të menduarit e fokusuar: Si të largosh pengesat dhe shpërqendrimet mendore për të realizuar potencialin e plotë. – Të menduarit krijues: Si të mendosh në mënyrë të veçantë dhe të bësh zbulime. – Të menduarit e përbashkët: Si të punosh me të tjerët për të arritur rezultate. – Të menduarit reflektues: Si të shohësh të shkuarën dhe të fitosh një kuptim më të mirë për të ardhmen.

Komente

Nuk ka ende komente