Shprehi Atomike

1,400 L

Përgjatë këtij rrugëtimi, ai na tregon histori frymëzuese të fituesve të medaljeve të arta olimpike, shefave të shquar ekzekutivë dhe shkencëtarëve të famshëm, të cilët e kanë përdorur shkencën e shprehive të vogla për të qenë produktivë, të motivuar dhe të lumtur.

SKU: 9789951721981 Kategoria , Tag:

Njerëzit mendojnë se kur synon ta ndryshosh jetën tënde, duhet të mendosh në përmasa të mëdha. Por eksperti me famë botërore i shprehive James Clear ka zbuluar një tjetër mënyrë. Ai e di fort mirë se ndryshimet e mirëfillta vijnë nga efekti i përgjithshëm i qindra vendimeve të vogla – kur bëjmë dy pompa në ditë, kur zgjohemi pesë minuta më herët, ose kur thjesht lexojmë një faqe libri më shumë. Ai i quan këto shprehi atomike. Në këtë libër novator, Clear-i na tregon pikërisht për mënyrën se si këto ndryshime tejet të vogla mund të shndërrohen në rezultate të tilla që na e ndryshojnë jetën. Ai shpërfaq një grusht dredhish të thjeshta jetësore (artin e harruar të Mbivendosjes së Shprehive, fuqinë e papritur të Rregullit të Dy Minutave, ose dredhinë e hyrjes në Zonën e Kaçurrelaverdhës), duke u kredhur gjithashtu në psikologjinë dhe neuroshkencën më të përparuar për të shpjeguar rëndësinë e tyre. Përgjatë këtij rrugëtimi, ai na tregon histori frymëzuese të fituesve të medaljeve të arta olimpike, shefave të shquar ekzekutivë dhe shkencëtarëve të famshëm, të cilët e kanë përdorur shkencën e shprehive të vogla për të qenë produktivë, të motivuar dhe të lumtur. Këto ndryshime të vogla kanë një efekt transformues për karrierën tuaj, marrëdhëniet tuaja dhe jetën tuaj.

Komente

Nuk ka ende komente