Matematika nuk është zbavitëse… Apo është?Saja, Mani dhe nxënësit e tjerë të klasës së pestë nuk kanë asgjë kundër matematikës. Vetëm se… libri i matematikës është tmerrësisht i mërzitshëm!Edhe mësuesit e kuptojnë, ndaj u lind një ide mrekullueshme: për një vit shkollor, fëmijët duhet të mendojnë problema matematike që lidhen vërtet me jetën e tyre dhe zgjidhjet do t’i gjejnë së bashku në klasë! Kështu 22 fëmijët e një klase nisin të mendojnë rreth matematikës dhe më pas vërshojnë pyetjet:- Sa kohë do të na duhej të arrinim në këmbë në Hënë?- Si mund të fitosh gjithmonë një lojë?- Sa shanse ka të kesh sozinë tënde në klasë?- A ka akullorja të njëjtën temperaturë në gjithë botën?- Si mund të bëhesh i pasur? A ekziston udhëtimi në kohë?Befas, matematika bëhet vërtet zbavitëse!Kiara, Saja, Mani, Ahmeti dhe të tjerët do të zbulojnë se matematika është pjesë e jetës dhe se i ndihmon të zgjidhin shumë probleme! Matematika është mjaft e dobishme në jetë dhe nuk qenka edhe aq e vështirë!Ky roman do të ndryshojë mënyrën se si e shohim matematikën!Plot humor dhe kuriozitete, i ilustruar bukur, i përshtatshëm për moshat nga 9.
Shokët e mi, matematike dhe unë
1,200 L
Matematika nuk është zbavitëse… Apo është?Saja, Mani dhe nxënësit e tjerë të klasës së pestë nuk kanë asgjë kundër matematikës. Vetëm se… libri i matematikës është tmerrësisht …
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Dituria |
|---|---|
| Numri i faqeve | 270 |
| Autori | Edward Van De Vendel |
Komente
Nuk ka ende komente