Shkretëtira e Tartarëve

Çmimi origjinal qe: 1,000 L.Çmimi i tanishëm është: 800 L. Save 200 L (20% Off)

Shkretëtira e Tartareve, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20 të.

5 stok

SKU: 9789928063311 Kategoria Tags: ,

“Shkretëtira e Tartarëve”, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20-të. Buzzati e kishte marrë ngacmimin për subjektin e kësaj vepre nga poema e Kavafit, Në pritje të Barbarëve…

Djaloshi Xhovani Drogo një oficer i ri, dërgohet me një garnizon me shërbim në Kalanë e Bastianit, një postë e vjetër kufi- tare, e cila ndodhet në një rajon kufitar me shkretëtirën.

Por çfarë e shtyn atë mbas shumë vitesh që të refuzojë kthimin në qytet, –ku miqtë e tij të ngushtë shijojnë sukseset e jetës dhe janë bërë familjarë të mirë– dhe të qëndrojë vit pas viti në atë kështjellë të humbur në kohë dhe hapësirë, ku ardhja e një armiku të mundshëm, nuk shfaqet kurrë.

Gjatë qëndrimit të kështjellën e Bastianos, Drogo takohet me Kapiten Ortizin, gjithashtu në pritje të armikut, heroikun Angustina që refuzon qytetin dhe pret vdekjen pa frikë, me cinikun Laterio, Tronkun, Montin dhe Simeonin, pasqyra e hipokrizisë njerëzore.

Ditët dhe muajt kalojnë dhe, kur kanë arritur në fund të jetës, atmosfera shfaqet e projektuar në një dimension joreal. Pas 15 vitesh pritjeje haluçinative më në fund shfaqen tartarët.., por Drogo dergjet në shtrat i vetmuar në një hani, i vetëm duke pritur vdekjen pa pasur frikë prej saj.

* * *

Dhoma është përmbytur nga terri, vetëm me zor të madh mund të dallohet bardhësia e krevatit dhe gjithçka tjetër është e zezë. Mbas pak duhej të dilte hëna.

A do të arrijë ta shohë Drogo, apo do t’i duhet të iki më parë? Dera e dhomës rreh me një krëkëllimë të lehtë. Ndoshta është një shtjellë ere, një vorbull e thjeshtë ajri e këtyre netëve të trazuara pranverore. Por përkundrazi, ndoshta është ajo që hyri me çap të lehtë dhe tani po i afrohet kolltukut të Drogos. Duke mbledhur forcat, Xhovani drejton paksa torsin, ndreq me njërën dorë jakën e uniformës, hedh sërish një vështrim jashtë dritares, një shikim tejet të shkurtër, për pjesën e tij të fundit të yjeve. Pastaj në terr, edhe pse askush nuk e sheh, vë buzën në gaz.

* * *

Buzzati i vendos historitë në kufirin misterioz, metafizik dhe shpeshherë të pandashëm mes reales dhe joreales. Këtu qëndron gjithë sharmi magjik i veprës së tij.

Shtëpia Botuese

Ombra GVG

Numri i faqeve

304

Autori

Ernest Hemingway

Komente

Nuk ka ende komente