Sheshi i Diamantit

850 L

Vjen në shqip një nga kryeveprat e letërsisë moderne europiane “Sheshi i diamantit” i Mercè Rodoreda, i përkthyer nga Bashkim Shehu. Me një intensitet të rrallë, zëri delikat i Natalisë na flet për ndjenjat, sensibilitetin, gjithë brishtësinë e kompleksitetin e shpirtit femëror. Sheshi i Diamantit është romani më i bukur që i është kushtuar ndonjëherë Barcelonës, – një ndër gurët themeltarë të mbarë letërsisë moderne spanjolle.

SKU: 9789928136596 Kategoria

Historia sa prekëse, aq dhe realiste dhe e fuqishme e Natalisë, një vajze të thjeshtë e naive, që në Barcelonën republikane, e më pas gjatë periudhës së luftës civile spanjolle, përjeton dramën e mjerimit, të humbjes së të shoqit, të vetmisë, derisa më në fund zbulon një dashuri të re, e cila i hap përpara mundësinë e një jete të re…

Komente

Nuk ka ende komente