Sh?rb?torja

1,200 L

Bestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal si edhe fitues i çmimit ITW 2023.Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t’ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë.

2 stok

SKU: 9789928005724 Kategoria , , , Tag:

“Mirë se erdhe në familje,” thotë Nina Uinçester, teksa i tok dorën elegante me thonjtë të lyer me manikyr. Unë buzëqesh me mirësjellje dhe vështroj përreth sallonit të veshur me mermer.

Puna këtu është shansi im i fundit për ta filluar jetën rishtas. Mund të shtirem sikur jam çfarëdo që të dua. Por s’do të kalojë shumë dhe do të mësoj se të fshehtat e Uinçestërve janë ku e ku më të rrezikshme se të fshehtat e mia…

* * *

Fshij e pastroj përditë fund e krye shtëpinë e bukur të Uinçestërve. Marr vajzën e tyre nga shkolla. Dhe gatuaj gjellë të shijshme për të gjithë familjen, para se të shkoj të ha vetëm në dhomën time të vockël në nënçati. Përpiqem të shpërfill faktin se Nina më ruan kur pastroj.

Se më përrallis gënjeshtra të çuditshme lidhur me të bijën. Dhe se i shoqi, Endri, duket çdo ditë e më i dërrmuar. Por kur shikoj sytë e bukur ngjyrë kafe të Endrit të mbushur me aq shumë dhembje, e kam të vështirë të mos përfytyroj si do të ishte të jetoje jetën që bën Nina. Dollap rrobash si vitrinë dyqani mode, makinë luksoze, burrë i përsosur.

Provova vetëm një herë një nga fustanet e bardha të Ninës. Vetëm për të parë si dukesha. Por ajo e kuptoi… dhe kur kuptoj se dera e dhomës sime në nënçati kyçet vetëm nga jashtë, është shumë vonë.

Gjithsesi, qetësoj veten: Uinçesterët nuk e dinë cila jam unë vërtet. Nuk e dinë çfarë jam në gjendje të…

REVIEWS

Komente

Nuk ka ende komente