Sharlota

800 L

Në këtë roman, Foenkinos i ka thurur lavde vajzës dhe gruas që mundohet të jetë vetvetja, me pasion, delikatesë dhe një vëzhgim të imtësishëm të dhimbjeve të saj. Edhe forma e këtij romani, prozë në vargje, duket sikur do të na kujtojë forcën e artit për të na shpëtuar nga terri brenda nesh. “Sharlota” u kthye në një fenomen letrar ndërkombëtar, duke fituar disa çmime letrare (ndër to, Renaudot dhe Goncourt des Lycéens) dhe u bë një
bestseller i papritur.

SKU: 9789928228529 Kategoria

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit. Përkeqësimi i ndjeshëm i gjendjes, e shtyn atë drejt arratisjes në Francë, ku në vetminë më të thellë, përjeton ethshëm kujtimin e dashurisë e të braktisjes dhe krijon një sërë veprash autobiografike (imazhe, fjalë dhe referenca muzikore), të cilat rrëfejnë gjithë historinë e jetës së saj.

Komente

Nuk ka ende komente