Libri tregon historinë e një djali që ndjek gjurmët e gjyshit të tij, të cilat do e çojnë në një jetimore të braktisur në një ishull britanik. Historia rrëfehet përmes një kombinimi të veçantë narrative dhe fotosh amëtare që autori ka gjetur në takime me miq dhe koleksionistë të apasionuar. Xhejkobi, një djalë 16 vjeçar, shkon në Uells për të zbuluar të vërtetën mbi të kaluarën e gjyshit të tij, pasi ai vritet nga një krijesë e frikshme po aq sa e pabesueshme. Në ishullin ku gjyshi i tij ka jetuar fëmijë, Xhejkobi njihet me një vajzë çuditërisht të bukur, që kontrollon flakën, me një djalë të padukshëm dhe me shumë fëmijë të tjerë të veçantë. Aty ai zbulon të vërtetat e pabesueshme të jetës së gjyshit të tij… por edhe disa të vërteta të paimagjinueshme mbi veten e tij. Libri ka qënë në listën e Bestsellerave të New York Times-it për më shumë se 60 javë dhe mbërriti në vendin e parë mbas javës së 45. Kritika e ka lavdëruar librin për përdorimin kreativ të fotografive si edhe karakterizimet dhe përshkrimet.
Sekreti i shtepisë në ishull
800 L
Një histori magjike e ndërtuar mbi disa foto koleksionistësh të veçanta, që e zbukurojnë këtë libër dhe i shtojnë misterin ngjarjeve të përshkruara mjeshtërisht.
Komente
Nuk ka ende komente