Gjithmonë tregohet e njëjta histori për njerëzit shumë të suksesshëm dhe kjo histori fokusohet tek inteligjenca dhe ambicia. Në librin “Sekretet e suksesit”, Malcolm Gladëell pretendon se historitë e suksesit janë shumë të ndryshme dhe nëse duam të kuptojmë përse disa njerëz shkëlqejnë, duhet të shpenzojnë më shumë kohë duke kërkuar informacion për ta në gjëra të tilla si familja e tyre, vendlindja ose edhe data e lindjes. Historia e suksesit është më e ndërlikuar dhe shumë më interesante se ajo që ne realisht njohim.
Sekretet e suksesit
700 L
Përse disa njerëz kanë më tepër sukses se të tjerët? Këto dhe shumë pyetje të tjera i gjeni tek: “Sekretet e suksesit” i cili shpjegon se ç’të përbashkëta kanë Beatles-at me Bill Gates-in, suksesin e jashtëzakonshëm të aziatikëve në matematikë, përparësitë e fshehura të yjeve të atletikës, përse avokatët më të mirë të Nju-Jorkut kanë të gjithë të njëjtën kurrikulum, etj. Gladëell, gjithashtu, argumenton se ka rëndësi viti i lindjes nëse doni të bëheni një milioner i Silicon Valley ose vendi i lindjes nëse doni të jeni një pilot i suksesshëm.
Komente
Nuk ka ende komente