Ky libër është rrëfimi, ndoshta edhe romani i Stambollit. Protagonist është një qytet i përjetshëm, i jashtëzakonshëm, një qytet i mishëruar në rrënojat e veta. Fabula janë historitë e burrave dhe grave që e themeluan, jetuan dhe e braktisën. Për shekuj me radhë, Bizanti, Kostandinopoja, Stambolli, kanë qenë një destinacion shumë i kërkuar, herë i keqkuptuar, herë i dashur, dhe i parë gjithmonë me habi që në shfaqjen e parë të profilit të tij të jashtëzakonshëm përkundër qiellit të Lindjes. Ajo gjysmëhënë, e cila jo rastësisht shfaqet në flamurin e Republikës Turke, është (dhe në të njëjtën kohë nuk është) e njëjta që mund ta shohim netëve në çdo qiell europian. Ashtu si aroma e veçantë e qytetit, tingujt, thirrjet e marinarëve, pasqyrimet e dritave janë (dhe në të njëjtën kohë nuk janë) të njëjta me ato të një porti çfarëdo të kontinentit europian. Ajo çka i dallon është një ndjesi e pacaktuar, një atmosferë përfshirëse, që dikur quhej “ekzotizëm” dhe që vazhdon të mbijetojë ende sot. Pa i shpëtuar tërheqjes së atij ekzotizmi, Augiasi ngre me hijeshi velin dhe zbulon thelbin më autentik të qytetit, atë që turisti jo gjithmonë di apo mundet të rrokë.
Sekretet e Stambollit
1,200 L
Ky libër është rrëfimi, ndoshta edhe romani i Stambollit. Protagonist është një qytet i përjetshëm, i jashtëzakonshëm, një qytet i mishëruar në rrënojat e veta. Fabula janë historitë e burrave dhe grave që e themeluan, jetuan dhe e braktisën.
Komente
Nuk ka ende komente