Autorja Nancy Smith, nëpërmjet këtij libri sa tërheqës, aq edhe të vlefshëm, përpiqet që fëmijët të kenë një qasje pozitive ndaj argëtimit me numra. Ajo synon të zhvillojë aftësitë bazë për grupmoshat 6-8 vjeç, të zhvillojë krijimtarinë, mendimin kritik dhe imagjinatën nëpërmjet lojës.
Nëpërmjet zgjidhjes së ushtrimeve të dhëna në libër, vogëlushëve u ofrohet mundësia që t’i përvetësojnë njohuritë në mënyrë më të këndshme. Falë shpjegimit të qartë të koncepteve dhe fjalëve kyçe, ky libër ndihmon që fëmijët të punojnë në mënyrë të pavarur, pa praninë e mësueses apo të prindit.
Komente
Nuk ka ende komente