Rrug?tim drejt vetvetes

1,200 L

Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom – i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Tani, ai e kthen vështrimin e tij terapeutik drejt vetes në këto kujtime prekëse.

10 stok

SKU: 9789928208453 Kategoria

“Kujtimet e pacientëve gjithnjë e më shumë ngjallin kujtimet e mia, puna ime mbi të ardhmen e tyre vikat dhe shkund të shkuarën time, dhe unë e gjej veten duke përsiatur sërishmi historinë time. Kujtimet e mia të fëmijërisë së hershme kanë qenë gjithnjë të copëzuara, ndoshta, siç kam besuar gjithnjë, për shkak të brengave të mia të hershme dhe fëlliqësirës ku jetonim. Tani që jam mbi 80 vjeç, imazhet e fëmijërisë sime i trazojnë gjithnjë e më shumë mendimet e mia…” Ky shkrimtar i talentuar dhe i thellë shkruan për jetën e tij, që nis në një lagje modeste dhe të pasigurt të Uashingtonit me prindër imigrantë, me andralla dhe vështirësi, për të vazhduar drejt universitetit dhe jetës së tij si terapist. Ai flet për faktorët që kanë ndikuar në mendimin e tij dhe në përvojat prekëse në terapi. Kujtimet përfshijnë vetanalizën dhe gërshetohen me historinë e pacientëve, të cilët kanë luajtur një rol kaq të madh në jetën e tij. Yalom – i reflekton mbi procesin e rritjes dhe të plakjes, si edhe mbi rolin që vdekja ka luajtur në jetën e pacientëve dhe jetën e tij.

Komente

Nuk ka ende komente