Rruga në të cilën rrallë shkohet

1,000 L

Pas suksesit të padiskutueshëm të librit të parë të Scott Peck-ut, Rruga në të cilën rrallë shkohet, shtëpia botuese Albas sjell të përkthyer në shqip librin e dytë, “Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet”, që është një vazhdim po aq i mençur dhe po aq i thjeshtë i librit të parë. Vazhdojeni udhëtimin për rritjen tuaj personale dhe shpirtërore me këtë libër të mençur!

SKU: 9789928300539 Kategoria

Scott Peck-u këtu na mëson se si të heqim dorë nga prirja për të thjeshtëzuar gjithçka në jetën tonë, nga prirja për të kërkuar për formula të gatshme dhe përgjigje të thjeshta dhe na nxit të mendojmë në mënyrë kreative dhe shumëdimensionale; na nxit që të shijojmë si misterin, ashtu dhe paradokset e jetës; na tregon se si të mos tronditemi nga mizëria e shkaqeve dhe pasojave që na lënë përvojat në jetë, – na këshillon ta çmojmë faktin se jeta është e ndërlikuar. Libri është i mbushur me shembuj konkretë të marrë nga përvoja e autorit me pacientët e tij, po ashtu dhe me shembuj nga jeta e tij personale, të cilët shpesh rrëfehen me një autoironi elegante. Janë këto shembuj të cilët na ndriçojnë rrugën e shpëtimit të vetvetes, na ndihmojnë të rrisim aftësinë për vendimmarrje dhe na nxitin të duam dhe të çmojmë veten.

Komente

Nuk ka ende komente