Rruga e suksesit në biznes

1,000 L

Presidenti i Agna Group, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi dhe Dr. Alma Bici sjellin për lexuesit librin e ri “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, – i cili në vetvete përmbledh një përvojë të gjatë në zhvillimin e kompanisë Agna Group dhe që ofrohet si model edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Libri është një variant i përpunuar i botimit të mëparshëm “Është rruga jonë”, i parë me imtësi në kontekstin e zhvillimeve të reja në biznes.

SKU: 9789928048110 Kategoria

Ky libër është ripunim i thelluar i librit “Është rruga jonë”, duke u bazuar mbi ndryshimet radikale, sidomos pas pandemisë dhe revolucionin digjital që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit. Ai është produkt i një përvoje 30-vjeçare të lidershipit të Agnës, por edhe i edukimit, trajnimeve dhe sfidave që biznesmeni dhe filantropi Vasil Naçi, bashkë me stafin e tij, kanë pasur gjatë organizimit të eventeve të mëdha “Rruga drejt suksesit” dhe “Mjeshtro biznesin”. Libri trajton mënyrën e ndërtimit të kulturës në kompani, vlerat bazë; frymën e lidershipit në çdo nivel, përmirësimin dhe inovacionin e vazhdueshëm; komunikimin e hapur dhe me respekt; mençurinë në vendimmarrje dhe shpejtësi në zbatim; përballjen me realitetin dhe objektivat sfiduese; vetëdisiplinimin dhe argëtimin. “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes” përfaqëson filozofinë e biznesit në Agna Group, është një formulë suksesi e jetësuar tashmë, drejtuesit e të cilës po e ndajnë me të gjithë ata që e kanë lidhur jetën me biznesin dhe e shohin të ardhmen brenda tij. Përmes këtij libri ne kuptojmë më mirë sesi të ndërtojmë një kulturë në organizatën që punojmë, – mësojmë sesi të kemi punonjës dhe partnerë më të mirë dhe sesi të ndërtojmë një mekanizëm që të kemi klientë besnikë. Ky libër vlen për të gjithë ata që e shohin jetën dhe biznesin si procese dinamike në ndryshme të vazhdueshme dhe menaxherët apo drejtuesit duhet të përballen me ndryshme të vazhdueshme.

Komente

Nuk ka ende komente