Shume pak libra kujtimesh botoheshin gjatë periudhës që kaluam, kur mistifikimi i “kujtimeve” kishte arritur deri aty sa për “kujtimet” e diktatorit të krijohej pranë aparatit të KQ të PPSh një kancelari e posaçme e përbërë prej “shkrimtarësh”. Librat e kujtimeve që po shohin dritë në periudhën që kalojmë – i kam quajtur diku “memuarët e mehmurëve e të muhaxhireve”-janë shtuar: djemuri njëzetvjeçare, që as me shtëpi nuk e dinë ku bien të vërtetat historike, pretendojnë t’i vënë këto të vërteta në vend, duke u bërë shoqëri kësisoj atyre duarlyerve me gjak.
Ndryshe qëndrojnë punët në rastin e kujtimeve të At Zef Pllumit, këtij famullitari të thjeshtë të aksh famullie, i cili nuk pretendon as të “dëshmojë për historinë”, as të rrëfejë heroizma revolucionesh me “na ishte një herë” e as të trillojë “vegime e mirazhe” të ndonjë Shqipërie joekzistuese…
Komente
Nuk ka ende komente