Rregulli 10X

1,200 L

Suksesi ekstrem, sipas përkufizimit, shtrihet përtej veprimit normal. Nëse dëshironi të arrini sukses ekstrem, nuk mund të operoni njësoj si të tjerët e të pranoni mediokritetin. Ju duhet ta eliminoni fatin dhe shansin nga ekuacioni i biznesit, e të siguroni arritjen e suksesit masiv. Rregulli 10X ju tregon si! Suksesi është detyra, obligimi dhe përgjegjësia juaj, ndaj ky libër ju udhëzon hap pas hapi se si të arrini sukses fenomenal!

SKU: 9789928261128 Category:

Me Rregullin 10X ju do të mësoni të përcaktoni sasinë e përpjekjes që nevojitet për garantimin e suksesit dhe do të siguroheni që të operoni në këtë nivel përgjatë jetës suaj. Shumica e njerëzve e dëshirojnë suksesin dhe kanë ide të shkëlqyera, por nuk arrijnë të veprojnë aq sa duhet për ta çuar jetën e tyre në ato nivele të jashtëzakonshme që meritojnë. Ekzistojnë katër nivele veprimi dhe në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja, duhet të mësoni të operoni në nivelin e katërt: Veprimi Masiv. Rregulli 10X do t’jua shpërbëjë frikën, do t’ju shtojë vetëbesimin, do të eliminojë zvarritjen dhe do t’ju japë një motiv të fortë. Rregulli 10X ju nxit ta shkëpusni veten prej çdokujt tjetër në treg – dhe këtë e arrini duke bërë atë çfarë të tjerët refuzojnë të bëjnë. Mjaft menduat për nevojat bazike dhe filloni të synoni bollëkun – në çdo fushë të jetës suaj. Rregulli 10X ju orienton drejt mendësisë të cilën e ndajnë të gjithë njerëzit e suksesshëm. Synoni dhjetë herë më lart sesa situata ku ndodheni tani – dhe nëse dështoni, sërish do të jeni shumë më përpara nga ç’do të ishit nëse do të ruanit gjendjen ekzistuese. Rregulli 10X ju mëson se si të: Arrini synime të cilat më parë i mendonit të pamundura Caktoni siç duhet synimet dhe të garantoni përmbushjen e tyre. Krijoni nivele të jashtëzakonshme të lumturisë e të kënaqësisë në çdo fushë të jetës suaj. Përdorni frikën si motivim për të vepruar. Merrni gjithçka që dëshironi e të mos kënaqeni kurrë me pak. Dominoni konkurrencën dhe të bëheni një shembull i suksesit.

Reviews

There are no reviews yet.