Romanovet 1613-1918

5,000 L

Libri “Romanovët” mbërrin kulmin e vet me një portretizim të freskët dhe të paharrueshëm të Nikollait dhe Aleksandrës, të ngritjes dhe të vrasjes së Rasputinit, të luftës dhe të revolucionit – dhe masakrës së përbindshme të të gjithë familjes perandora

SKU: 9789928106414 Kategoria

Romanovët kanë qenë dinastia më e suksesshme e kohëve moderne, duke sunduar një të gjashtën e sipërfaqes së botës. Si arriti një familje mbretërore të shndërronte një principatë të rrënuar nga lufta në një nga perandoritë më të mëdha të botës? Dhe si e humbi pastaj krejt atë? Kjo është historia e vërtetë e dymbëdhjetë carëve dhe careshave, disa të karakterizuar nga gjenialiteti, disa nga çmenduria, por të gjithë të frymëzuar nga autokracia e shenjtë dhe ambicia perandorake. Kjo kronikë tejet rrëmbyese e Montefiores nxjerr në pah botën e tyre të fshehtë për një etje të pakufishme për pushtet dhe për ndërtimin e një perandorie të pamëshirshme. Ajo është një botë e mbushur me konspiracione të oborrit mbretëror, rivalitete familjare, dekadencë seksuale dhe ekstravagancë të egër, me një kastë aventurierësh, kurtizanesh, revolucionarësh dhe poetësh nga Ivani i Tmerrshëm deri te Tolstoi, nga mbretëresha Viktoria deri te Lenini. Sundimi i Rusisë ka qenë sa një mision i shenjtë perandorak, aq edhe një kupë e helmatisur: gjashtë carë janë vrarë me atentate. Pjetri i Madh torturoi djalin e vet deri në vdekje, ndërkohë që po e bënte Rusinë perandori dhe po e dominonte oborrin e tij si një klub që kishte marrë nam për dehjet e detyruara, xhuxhët lakuriqë dhe veshjet luksoze. Katerina e Madhe rrëzoi nga pushteti të shoqin – që shpejt pas kësaj u vra – u dashurua me favoritët e saj meshkuj rioshë, pushtoi Ukrainën dhe magjepsi Europën. Pavlin l e mbyti me duar i biri, Aleksandri l, i cili u përball me pushtimin e Napoleonit dhe me djegien e Moskës dhe vijoi me pushtimin e Parisit. Aleksandri ll çliroi bujkrobërit, u mbijetoi pesë atentateve dhe shkroi letrat e dashurisë më të spikatura që mund të jenë shkruar ndonjëherë nga ndonjë sundimtar.

Komente

Nuk ka ende komente