Një gjykatës në moshë të mesme, i shtyrë nga kuresh tja dhe sfida intelektuale e punës së tij, që përpiqer të ruajë njerëzillëkun, ndërsa heton krimet brutale; një historiane e re naive, e gatshme të marrë në sy çdo rrezik për të zbuluar krimet shtetërore të viteve 1940; një aktor, i fiksuar pas romanit që po shkruan për shfarosjen e hebrenjve të Odesës dhe një klerik mysliman, besnik ndaj Bashkimit Sovjetik, vrasja e të cilit ka kaq shumë pasoja: drama njerëzish, në dukje larg njëri-tjetrit, që në fund bashkohen, për të thurur një dramë komplekse në një rrëfim për dy qytete, Moskën dhe Bakunë, në një nga realitetet historike më të pakapshme, të paqëndrueshme dhe të lëna pas dore: Rusinë e Gorbaçovit…
Kush e kujton sot se si ishte Rusia e asaj kohe? Kur glasnosti, papritmas, i dha zë mospajtimit, kur arkivat u hapën dhe kujtimet e tragjedive të së kaluarës u zhvarrosën, kur Bashkimi Sovjetik ende ekzistonte dhe rusët e ukrainasit, azerbajxhanasit dhe armenët bashkëjetonin në atë vend të gjerë dhe, nën fasadën e komunizmit ortodoks gjithçka, nga përfitimi prej mafies te fundamentalizmi islamik, ziente.
Alessandro Barbero e tregon këtë histori me një ritëm dhe një mënyrë që të sjell ndër mend shkrimtarët e mëdhenj rusë, si Gogoli dhe Bulgakovi.
Roman rus rrëfen dekadën e fundit të paqartë të Bashkimit Sovjetik ku, në përfundim të historive të Tanjës, gjykatësit Nazar Kalistratoviç dhe Mark Kaufmanit do të jetë e pashmangshme të nuhasim, siç paralajmëron një varg i poetit Mandelstam, viktimë e Stalinit, “mizoritë që na presin”.
Komente
Nuk ka ende komente