Rivalë hyjnorë

1,400 L

Kur dy gazetarë të rinj dhe rivalë zbulojnë dashurinë përmes një lidhjeje magjike, duhet të përballen me vetë thellësitë e ferrit, në një luftë mes perëndive, për të vulosur …

10 stok

SKU: 9789928007537 Kategoria Tag:

Kur dy gazetarë të rinj dhe rivalë zbulojnë dashurinë përmes një lidhjeje magjike, duhet të përballen me vetë thellësitë e ferrit, në një luftë mes perëndive, për të vulosur përgjithmonë fatin e tyre.

Pas shekujsh gjumi, perënditë janë zgjuar dhe po luftojnë sërish. Por tetëmbëdhjetëvjeçarja Iris Uinou dëshiron vetëm të mbajë familjen të bashkuar. Nëna është e alkoolizuar, ndërsa vëllai i ka humbur në vijën e frontit. Shpresa e vetme e Irisit është të fitojë promovimin si gazetare në “Gazetën e Outhit”.

Për të përballuar ankthin dhe frikën, Irisi i shkruan letra vëllait dhe i fut ato nën derën e dollapit, por letrat zhduken në mënyrë të mistershme… për t’u shfaqur në duart e Roman Kitit, rivalit të saj të ftohtë por tërheqës në redaksi.

Kur Romani fillon t’i përgjigjet fshehurazi, mes tyre lind një lidhje që do ta çojë Irisin deri në vijën e frontit, në kërkim të vëllait, të fatit të njerëzimit dhe të dashurisë.

Një përplasje mes dritës dhe errësirës, ku dashuria lind në mes të luftës.

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

448

Autori

Rebecca Ross

Komente

Nuk ka ende komente