Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë

900 L

Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën.

SKU: 9789928136367 Kategoria

Ai di gjithçka për matematikën, por di fare pak për qeniet njerëzore. Urren ngjyrën e verdhë dhe atë kafe, por i pëlqen e kuqja, dhe s’do që të tjerët ta prekin. Nxehet sa herë që ndokush lëviz vendit ndonjë nga mobiliet e shtëpisë, e s’arrin dot të kuptojë shprehjen e fytyrës të të tjerëve, ndërsa vetë s’buzëqesh kurrë. Në fakt, deri ditën kur zbuloi kufomën e Uellingtonit, qenit të fqinjës, që e kishin vrarë me një sfurk, Kristoferi s’kish kuturisur kurrë ndonjëherë të largohej më larg se dyqani që kishte pranë shtëpisë. Por atë çast ai kuptoi se ndodhej përballë një prej atyre mistereve që heroi i tij i dashur, Sherlok Holmsi, dinte t’i zgjidhte aq mirë. Dhe kështu, ai nis një udhëtim të jashtëzakonshëm që do t’i ndryshoj jetën…

Komente

Nuk ka ende komente