Rastet

600 L

Poezia … është ftesë për të shpresuar. Ky është koncepti kyç i nobelistit italian Montales, vepra poetike e të cilit na vjen në shqip me një përkthim dinjitoz nga Mimoza Hysa.

SKU: 9789928228567 Kategoria

“Rastet”, përmbledhje poezish e botuar për herë të parë më 1939, shpërfaqet si një ditar europian udhëtimesh, një këngëtore e thurur për pritjet, ruajtjet dhe meditimet e brendshme. Ky është rrëfi mi i një arratisjeje të pamundur, kërkimi i një takimi që shndërrohet menjëherë në ndarje. Rasti është gjetja e një çasti plot jetë, një copëz realiteti i parëndësishëm në vetvete, por mbartës i një mundësie të jashtëzakonshme për të shpëtuar. Përçuese të përzgjedhura të këtij rasti të papërsëritshëm bëhen disa gra, që shndërrohen vetë në raste, me detyrën për të shmangur të keqen (përhumbjen e kujtesës, dhimbjen, vdekjen) dhe për të shpëtuar vlerat më të larta të qytetërimit nga barbarizmat. Kësisoj, këto raste shndërrohen në rrëfimin e një rrugëtimi dënimesh e shpëtimesh, që gjen shprehje poetike të lartësuar e njëkohësisht konkrete në format moderne të një klasicizmi të papërsëritshëm, me frymëzim dantesk, të interpretuar dhe përmes ndikimeve nga Eliot-i dhe Pound-i.

Komente

Nuk ka ende komente