Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katërt, e cila kulmoi me plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe. Në midis janë tre shekuj supremacie detare venedikase, gjatë të cilëve një qytet i vogël me “banorë të lagunës” u kthye në vendin më të pasur në planet. Duke u bazuar në dëshmi të dorës së parë rreth betejave të përgjakshme detare, negociatave të shkathëta e manovrave diplomatike, Crowley pikturon një pamje të gjallë të këtij populli lakmitar e plot iniciativë dhe të territoreve të bollshme që ranë nën sundimin e tij. Nga hapja e rrugëve të erëzave deri te përplasja midis krishterimit dhe islamit, Venediku luajti një rol kryesor në konfliktet përcaktuese të kohës së vet, jehona e të cilave ndihet ende sot.
Qyteti i pasur
1,500 L
Autori i bestsellerit të New York Times “Perandoritë e Detit” përvijon udhëtimin befasues pesëqindvjeçar të Venedikut deri në majën e pushtetit, madhështisë e pasurisë, në një rrëfim epik, që nuk ka rivalë për sa u përket dramës e intrigave.
Komente
Nuk ka ende komente