Qiramarrësja

1,400 L

NJË TRILLER I RI, TRONDITËS DHE MAGJEPSES, NGA AUTORJA BESTSELLER NR. 1 E NEW YORK TIMES E SERISË SË ROMANEVE “SHËRBËTORJA”!Nuk ka vend si shtëpia… derisa ajo kthehet në makth.B lejk Porteri …

10 stok

SKU: 9789928007858 Kategoria Tag:

NJË TRILLER I RI, TRONDITËS DHE MAGJEPSES, NGA AUTORJA BESTSELLER NR. 1 E NEW YORK TIMES E SERISË SË ROMANEVE “SHËRBËTORJA”!

Nuk ka vend si shtëpia… derisa ajo kthehet në makth.

B lejk Porteri po jeton periudhën më të mirë të jetës, derisa gjithçka shembet. Pasi shkarkohet papritur nga puna si zëvendëspresident marketingu dhe nuk arrin më të shlyejë kredinë e shtëpisë së re ku jeton me të fejuarën, përballet me dëshpërimin e rrënimit financiar. Dhe pikërisht atëherë shfaqet Uitni, e bukur, e hijshme, e sjellshme, në kërkim të një dhome me qira. Duket si zgjidhja e përsosur për problemet e tij. Por… a është vërtet ashtu? Diçka nuk shkon. Fqinjët fillojnë ta trajtojnë ndryshe Blejkun. Një erë kalbëzimi përhapet nëpër shtëpi, pavarësisht sa shumë e pastron. Zhurma të çuditshme e zgjojnë në mes të natës. Dhe shumë shpejt, Blejku fillon të dyshojë se dikush e njeh të fshehtën e tij më të errët…

Rreziku fshihet pikërisht në shtëpi dhe, kur Blejku e kupton, është tepër vonë. Kurthi tashmë është ngritur.

AUTORJA FREIDA MCFADDEN JU TROKET NË DERË ME NJË HISTORI TË FUQISHME PËR HAKMARRJEN, PRIVILEGJIN DHE SEKRETET QË KTHEHEN NË HELM.

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

359

Autori

Freida McFadden

Komente

Nuk ka ende komente