Q?llo, tashm? jam i vdekur

1,800 L

Një tjetër kryevepër nga Julia Navarro në shqip: “Qëllo, tashmë jam i vdekur”. Rrëfimtarja na çon në një udhëtim nga Shën Petërburgu në Jerusalem, duke kaluar nëpër Varshavë e Paris, ku trajton aventurën epike të dy familjeve të destinuara për t’u përballur përmes tradhtive, vuajtjeve, dashurive të pamundura dhe ëndrrave të prera në mes, duke na dhënë historinë intensive dhe prekëse të dy burrave kurajozë që ditën të kapërcenin dallimet politike e fetare falë miqësisë së tyre të pashembullt.

5 stok

SKU: 9789928217455 Kategoria Tag:

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm i politikës së popullimeve. Ajo takon edhe babain e Aronit, Ezekiel Zukerin, i cili ka shumë gjëra për të rrëfyer dhe shumë të tjera për të fshehur… Duke dashur të rindërtojë një puzzle, ku tashmë është e pamundur të kombinohen copëzat e panumërta, Ezekieli i tregon Marianës historinë e familjes, duke filluar nga fundi i shekullit XIX, kur, gjatë periudhës cariste, familja Zuker u dëbua nga Rusia. Pasi kishte përjetuar ferrin e pogromeve dhe shumë padrejtësi mizore, Samueli, babai i Ezekielit, u vendos në Tokën e Premtuar duke bërë realitet një ëndërr brezash. Atje ai mori një copëz nga tokat e Ziadëve, një familje arabe me kryefamiljar Ahmetin, njeri i thjeshtë e shumë punëtor. Kopshti i Shpresës u quajt ky vend i përbashkët, ku Ahmet Ziadi dhe Samuel Zukeri, me gjithë vështirësitë, krijuan një lidhje aq të fortë saqë familjet e tyre, edhe pas disa brezash, janë ende të bashkuara…

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

648

Autori

Julia Navarro

Komente

Nuk ka ende komente