Romani fillon me rrëfimtarin, tashmë i rritur, tek mbërrim në Hamburg. “Isha tridhjetë e shtatë vjeç, i ulur në njërën nga ndenjëset e avionit të stërmadh 747, që teksa zhytej përmes reve të dendura, afrohej mbi aeroportin e Hamburgut. Shirat e ftohtë të nëntorit e kishin regjur tokën dhe i kishin dhënë atmosferën gri të peizazheve flamandë gjithçkaje, ekipit që ndihmonte uljen të veshur me mushamatë e shiut, flamurit në majë të godinës së aeroportit dhe reklamës së BMV-së në tablonë e madhe. Ja pra, përsëri në Gjermani. Kur avioni u ul, nga altoparlantët e sipërm filloi të dëgjohej një muzikë e lehtë, një orkestrim i ëmbël i këngës së Bitëllsave, “Norëwgian Wood” (Pylli norvegjez). Melodia e saj më shkaktonte gjithmonë një drithërimë të lehtë, por këtë herë qe më e fortë se kurrë”.) Kjo muzikë e çon papritur Torun, personazhin e romanit, në një të kaluar shumë të largët, për të cilën kishte shumë kohë që nuk mendonte. Nuk arrijmë të mësojmë dot arsyen që e ka sjellë personazhin kryesor në Hamburg, por duket thjeshtë një urëkalim për tek e shkuara, nga e cila është dominura ky roman. Situata që përshkruhet në fjalinë hyrëse, nuk ripërsëritet më, ashtu siç edhe e tashmja nuk luan më asnjë rol. I gjithë romani është një kujtim i gjatë në të cilin fëmijëria rijetohet si në një film i ndërtuar mbi digresionet. Ky roman i jashtëzakonshëm elegjiak, e ngriti Murakamin në krye të skenës letrare (dhe në listat e autorëve më të shitur në Japoni) dhe tregoi se është mjeshtër i manipulimit të zhanreve letrare, është i zoti të luajë me telat e zemrës, po aq lehtë sa edhe kënga e Bitëllsave “Norwegian Wood.” Toru, një student i urtë dhe i pjekur para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh. Toru fillon të mësohet me jetën e universitetit, me izolimin dhe vetminë që gjen atje, por për Naokon, presionet dhe përgjëgjësitë e jetës, janë të padurueshme. Teksa ajo tërhiqet gjithnjë e më thellë në botën e saj të brendshme, Toru e gjen veten duke i kërkuar ndihmë njerëzve përreth dhe tërhiqet nga një vajzë e re me një pavarësi të paepur dhe pa paragjykime seksuale. Ky libër është një përzierje madhore e muzikës, emocioneve dhe etosit, me të cilin kanë qenë dominuar vitet gjashtëdhjetë, dhe udhëtimit romantik të një studenti të dashuruar. “Pylli norvegjez” është një histori tragjike dashurie e vdekjeje, humbjesh e ngritjesh dhe përfaqëson hyrjen triumfale të Murakamit në tregun japozez. Në një vend ku me një bestseller nënkuptohet një libër që shitet në mbi 100 mijë kopje, ky libër ka shitur më shumë se katër milion kopje. Jashtë Japonisë, Murakami ka fituar statusin e shkrimtarit kult, librat e të cilit janë përkthyer në mëse tridhjetë gjuhë të ndryshme.
Pylli norvegjez
1,400 L
“Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por një pjesë e lindur e saj”. Ky është qerthulli i romanit “Pylli norvegjez” dhe shpjegesa se përse e shkroi dhe si e ktheu në të suksesshëm autori botimin e tij.
Komente
Nuk ka ende komente