Putzi -Pianisti i Hitlerit

1,000 L

Roman i një shekulli shkëlqimi dhe mynxyre, ku ndeshim Gëbelsin, Gëringun dhe motrat Mitford, por dhe Tomas Manin, Karl Jungun e Romi Shnajderin. Me librin “Putzi”, Thomas Snégaroff, autor i njohur, por edhe gazetar e historian, na paraqitet me romanin e tij historik.

SKU: 9789928366160 Kategoria

Tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit. Ky burrë ekstravagant që ngjalli xhelozinë e nazistëve, ishte magjepsur nga shefi i tyre të cilit i fali para, familje dhe meloditë e Vagnerit ditë e natë. Ai ëndërronte lavdi dhe një aleancë midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atdheut dhe mëmëdheut të tij. I emëruar si përgjegjës për shtypin e huaj të Rajhut në vitin 1933, ai besoi tek ylli i tij. Po, humbi gjithçka. Mërgimi i pabesueshëm e çoi atë gjatë Luftës së Dytë Botërore deri te Ruzvelti, i cili e bëri informatorin e tij kryesor për Fyhrerin. Për disa, ai ishte një tradhtar ose një bufon i parëndësishëm, për të tjerë një nga mjeshtrit e së keqes. Historia e tij tragjike, groteske, plot mistere, është ajo e heroit të një romani.

Komente

Nuk ka ende komente