Mallëngjyes dhe shpresëdhënës, ky vijim i mrekullueshëm do të na rrëfejë për udhën e re që ndërmerr Oli drejt zbulimit të vetes. Kanë kaluar shtatë vjetësh që nga humbja e bashkëshortit dhe ajo ka gjetur më së fundi pakëz qetësi. Tani që ka një punë të re dhe një njeri i veçantë është bërë pjesë e jetës së saj, është plotësisht e vendosur që ta hedhë të shkuarën pas krahëve dhe të shohë përpara, vetëm përpara. Por teksa zbulon që historia e letrave të Xherrit ka frymëzuar lindjen e një shoqërie të çuditshme, të quajtur pikërisht “P.S. Të dua”, kujtimi i çasteve më të dëshpëruara kanoset ta përfshijë sërish në kthetrat e trishtimit.Vetëm pasi pranon të ndihmojë anëtarët e shoqërisë “P.S. Të dua” për t’u dhënë lamtumirën e fundit njerëzve të tyre të shtrenjtë, ajo do të kuptojë se çfarë dëshiron në të vërtetë. Kështu do të zbulojë kuptimin e njëmendtë të fjalëve “kujtim”, “e shkuar”, “dashuri”. Dhe mbi të gjitha “e ardhme”. Pesëmbëdhjetë vjet pas “P.S. Të dua”, historia e Olit pasurohet me një kapitull të ri.
Pusulla dashurie
1,200 L
Ata që e kanë dashuruar romanin “P.S. Të dua”, kanë pritur me ankth vijimin e historisë së Olit dhe tashmë, “Pusulla dashurie” është në duart e tyre. Edhe në çastet e mbrame, njeriu gjen lumturinë në dashurinë e të shtrenjtëve të vet.
Komente
Nuk ka ende komente