Psikiatri

800 L

“Psikiatri” është një klasik i letërsisë braziliane, shkruar nga Machado de Assis dhe botuar për herë të parë më 1882. Në këtë novelë, përmes një satire tragjikomike, rrëfehet dilema e vjetër sa vetë njerëzimi: çfarë është, në të vërtetë, çmenduria?

SKU: 9789928371867 Kategoria

Psikiatri i shquar Simon Bakamarte vendos të lërë Portugalinë, ku e priste një karrierë e ndritur, për t’u rikthyer në vendlindje e për t’iu futur kërkimeve më origjinale në fushën e re të psikologjisë. Në krye, ngjan se qëllimi i tij i vetëm është përparimi i shkencës në mënyrë që të kurorëzojë veten dhe qytetin e tij “me kurora dafinash që s’vyshken”. Me ndihmën e Këshillit komunal të Itaguaisë, ngre një çmendinë të quajtur “Shtëpia e gjelbër dhe dalëngadalë arrin të mbyllë atje të marrë e të shëndoshë mendërisht. Gjithsekush do të pyesë veten: “Kush është i çmendur, tekefundit?” Ajo që vijon më pas është një histori tejet befasuese, që ngre çështjen mes devijimit dhe normalitetit, çmendurisë dhe arsyes. Një rrëfim mbi marrëzinë dhe kthjelltësinë, satirën politike dhe komedinë e sjelljeve njerëzore.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

89

Autori

Machado de Assis

Komente

Nuk ka ende komente