Pse vriten dhe vetëvriten shqiptaret?

1,000 L

Ky libër analizon morfologjinë e krimit në shoqërinë shqiptare dhe njëherësh vërteton tezën sociale, që njeriu bëhet kriminel ose vetëvritet, pikërisht në momentin kur humbet “busullën e kontrollit”. Kjo sjell vakum mental, më saktësisht një shkretëtirë mendore tërësisht individuale, e cila bëhet terren i favorshëm për kristalizimin e orientimit kriminal të sjelljes.

SKU: 9789928047595 Kategoria

Krimi, vrasjet, vetëvrasjet e kanë vënë shoqërinë shqiptare, njeriun normal, qytetarin e arsyeshëm, individin urban përballë dilemës: A mund të jetohet normalisht në një “shoqëri të kriminalizuar”, në të cilën krimi dhe vetëvrasjet janë bërë si “buka e përditshme”? Ku duhet të jetojmë? Në një shoqëri që funksionon normalisht, apo në një shoqëri që vazhdon të pësojë metamorfozë regresive duke u transformuar paradoksalisht gati në “kopësht zoologjik” apo “spital psikiatrik”?

Komente

Nuk ka ende komente