Bazuar në ngjarje të vërteta, një histori mallëngjyese për dashurinë, familjen, shpresën dhe mbijetesën, e vendosur në Italinë e pas Luftës së Dytë Botërore, e shkruar me zemër dhe penë të fortë nga Viola Ardone.
Është viti 1946, kur Amerigoja lë lagjen e tij në Napoli dhe hipën në një tren. Musolini dhe fashistët janë mundur, por lufta e ka shkatërruar Italinë, veçanërisht Jugun. Së bashku me mijëra fëmijë, ai do të përshkojë gjithë gadishullin dhe do të kalojë disa muaj në një familje në Veri; një nismë e Partisë Komuniste për të shpëtuar të vegjlit nga varfëria dhe dimri, pas konfliktit të fundit. Përmes syve kureshtarë, të pafajshëm por edhe të zgjuar të një fëmijë që është mësuar të mbijetojë me punë te çuditshme, Amerigoja na tregon një Itali që po ngrihet nga lufta, sikur ta shihnim për herë ta parë. Ai e shijon familjen e re dhe mundësinë për një të ardhme më të mirë dhe bën një zgjedhje që do ta shënjojë për gjithë jetën. Ndarja prekëse nga e ëma dhe qyteti i tij do të shoqërohen me një dhimbje të fortë, së cilës nuk i shpëton dot deri në fund, sepse nuk ka rrugë tjetër per t’u rritur. Udhëtimi i Amerigos është një histori emoconuese rreth kujtimeve, lidhjeve të pashlyeshme, veteksplorimit dhe një shqyrtim i thellë i domethënies së familjes. Tekefundit, Amerigoja kupton diçka të rëndësishme: ndonjëherë duhet hequr dorë nga gjithçka, madje edhe nga dashuria e nënës, për të gjetur fatin.
Treni i femijeve
900 L
Komente
Nuk ka ende komente