Gjithçka dukej e rreme, porsi shkërbimi i nje realiteti që kishte humbur kush e di se ku. Shtatorja e heroit në qendër, vetë sheshi i madh bashkë me ministritë ndanë bulevardit apo citadela e kafeneve dhe bareve dikur të hareshme, të gjitha tashmë kishin marrë konture fluide që shprehnin bjerrjen e një iluzioni tek pritej të rrëzohej nga çasti në çast…
…Bota vërtet dukej sikur kishte dalë nga shinat, duke u zhytur në një vorbull të errët, ku asgjë nuk kishte më kuptimin e dikurshëm. Kaosi tashmë sundonte i lirë dhe I verbër, porsi një përbindësh, që nuk dinte të dallonte të pafajshmit nga mëkatarët, të urtët nga të marrët, fëmijët nga të rriturit, duke i gëlltitur të gjithë po njelloj…
Kohë Astrale
1,300 L
Komente
Nuk ka ende komente