Leopardi

1,800 L

SKU: 9789994306923 Kategoria

Në mes të dimrit, një vrasës vërtitet nëpër qytet. Tani Herri Holi e di. Është çasti të vihet në ndjekje të leopardit. Para se të vrasë sërish.
Një thriller mbresëlënës, trullosës, plot të papritura që befas ndryshojnë gjithçka.
Oslo. Dy gra gjenden të vdekura: mushkëritë plot me gjak dhe njëzet e katër plagë në gojë. As edhe një gjurmë krimi. Një rast i përkryer për Herri Holin, komisarin e specializuar në vrasje seriale, alkoolist, burrë i vrazhdë dhe vetmitar. Por sa keq që ka gjetur strehë në Hong Kong për t’i shpëtuar të shkuarës së vet. Vetëm kur i bëjnë me dije se i ati po vdes në një spital, Holi vendos të kthehet në qytet. Dhe menjëherë zbulon një detaj që i trondit nga themelet hetimet: viktimat kanë fjetur në të njëjtën bujtinë mali. Një vrasës, dhelparak dhe egërshan si një leopard, u është qepur këmba-këmbës tërë bujtësve të asaj nate, një e për një: Holi është i vetmi që mund ta ndalë.

Komente

Nuk ka ende komente