Anabela, Liliana, Evi dhe Dejzi janë katër gra të reja plot shpresa, ëndrra dhe frikëra, të lodhura duke pritur që burri i jetës së tyre të vijë t’i kërkojë: miqësia do t’i bëjë më të guximshme dhe të shkathëta, dhe tani e tutje do të ndihmojnë njëra-tjetrën.
Anabela është magjepsëse dhe e kulturuar, me origjinë fisnike, por pa pajë. Dhe vetëm në përralla princërit martohen me vajzat e varfëra, ajo e di mirë këtë. Por krenaria e saj e akullt nuk e lejon ta pranojë vardisjen e Simon Hantit, borgjez i pasur dhe joshës i vrullshëm, shumë i ndryshëm nga aristokratët që do të donte të shtinte në lak. Të paktën deri kur ai i vjedh një puthje që nuk arrin ta harrojë më… Kështu fillon midis të dyve një lojë joshjeje dhe dëshire, deri kur lëvizja më e paparashikuar nga të gjitha, dashuria, do t’i lërë pa frymë.
Sekrete te nje nate vere
1,200 L
Komente
Nuk ka ende komente