Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. Është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, perrallës, religjionit dhe animacionit. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë romani shqip nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një perballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.
Ky është një rrëfim që përdor cartoon logic brenda artit kombinatorik, ku ndërfuten elemente teatrore, filmike dhe muzikore; është një prozë që ka poezinë dhe dramën brenda.
I vendosur në një vend të vogël të kontinentit që e ka marrë emrin nga një femër e përdhunuar, ai flet edhe për përdhunimet gjatë luftës në Kosovë, dhe për pasojat e tyre në paqe.
Romani është ndërtuar si një shetitje filozofike nëpër një botë sa reale, aq edhe përrallore. Ky nuk është roman dokumentar, as përrallë e pastër.
Komente
Nuk ka ende komente