Një vend sa i vërtetë po aq edhe mitik, që Vargas Llosa evokon përmes mjeteve që ia jep mitologjia popullore e përmes personazheve të tij: don Anselmos, Garcias, doktor Zevallosit, Santera Domitillas. Sipas kritikes, Mario Vargas Llosa do të mbetej i pavdekshëm, qoftë edhe sikur të kishte shkruar vetëm romanin Shtëpia e Gjelbër. Qyteti i Piurës, në veri të Perusë, me pyllin e virgjër që e rrethon, është kuadri i kësaj “komedie njerëzore” që gëlon nga personazhe, ngjarje intime dhe aventura të mëdha.
Është historia e një qendre të vogël province dedikuar bujqësisë dhe tregtisë së gjase së gjallë, e cila shndërrohet në një qytet të madh e të zhurmshëm modern, me fabrika, qiejgërvishtës dhe automobila.
Shtëpia e gjelbër është bordelloja që buronte nga Mangacheria, një grumbull kasollesh në kufi të qytetit, një farkëtim shumëngjyrësh racash dhe mizerjeje, i destinuar për t’u bërë një periferi e qelbur.
VLERESIME
“Mario Vargas Llosa është pa dyshim një nga shkrimtarët më të mëdhenj jo vetëm të Amerikës Latine, por të mbarë botës.”
“Romanin Shtëpia e Gjelbër mund ta shkruante vetëm një shkrimtar gjeni si Mario Vargas Llosa.”
“Mario dhe Gabo (Gabriel Garsia Markez) – dy diej për një kontinent.”
“Mario Vargas Llosa do të mbetej i pavdekshëm, qoftë edhe sikur të kishte shkruar vetëm romanin Shtëpia e Gjelbër”.
“Një nga shkrimtarët më të përkthyer dhe më të lexuar në botë.”
Komente
Nuk ka ende komente