Lady Sapiens

900 L

SKU: 9789928341631 Kategoria , Tag:

Hulumtim mbi gratë në epokën parahistorike. Një histori mbresëlënëse dhe e sinqertë grash dhe burrash të bashkuar në një fat të përbashkët, trashëgimtarët e të cilit ne jemi. Po sikur epoka e akullnajave të ishte edhe epoka e grave?
Çfarë dimë ne për gratë parahistorike?

Tridhjetë e tre nga specialistët më të mëdhenj të botës (parahistorianë, antropologë, arkeologë, etnologë, gjenetistë) përpiqen t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje në këtë hulumtim të rrallë. Kapitull pas kapitulli, klishetë dhe paragjykimet zbërthehen, të mbështetura nga prova, për t’i rikthyer Lady Sapiens-it vendin që i takon në historinë e njerëzimit.

E mendonim të dobët dhe të brishtë, ajo na shfaqet gjuetare, luftëtare dhe e fuqishme.

E mendonim të egër dhe primitive, shkenca zbulon se ajo zotëronte shumë njohuri dhe kujdesej për trupin dhe pamjen e saj.

E imagjinonim të nënshtruar, ajo respektohej, nderohej, adhurohej…

Frymëmarrja, hapat, gjestet e saj të rizbuluara, na ftojnë të rinjohim historinë e origjinës sonë.

Komente

Nuk ka ende komente