Sekrete te ruajtura mire

1,550 L

SKU: 9789928086204 Kategoria

PO TË TË HUMBTE MAMAJA, DO TË BËJE DENONCIM NË POLICI? Edhe sikur i dyshuari kryesor të ishte babai yt? Kjo është dilema me të cilën përballen motrat dhe vëllezërit Delejni. Familja Delejni ka vend të veçantë në komunitet. Bashkëshortët, Stenin dhe Xhoin, i kanë zili gjithë miqtë e tyre. Pas pesëdhjetë vitesh martese, ata kanë shitur më në fund akademinë e famshme të tenisit dhe janë gati të nisin çka duhet të ishin vitet e arta të jetës së tyre. Atëherë pse s’janë aspak të lumtur? Një natë, në derën e Xhoit dhe Stenit troket një e panjohur, Savana, e gjakosur pas një konflikti me të dashurin. Delejnët ia ofrojnë me shumë kënaqësi mbretërinë e vogël për të cilën ka aq shumë nevojë. Po kur humb Xhoi, Savana nuk gjendet gjëkundi dhe policia merr në pyetje Stenin. Dy nga fëmijët e çiftit mendojnë se i ati është i pafajshëm; dy të tjerët nuk janë aq të sigurt. Është e qartë që të gjithë Delejnët duhet ta shikojnë historinë e familjes me tjetër sy.
Një roman intrigues që flet për martesën, për marrëdhënien mes motrave dhe vëllezërve, si dhe për faktin se askush s’na lëndon dot më fort se njerëzit që duam më shumë.

Komente

Nuk ka ende komente