“Ky libër shqyrton një gjendje shpirtërore lumturie te quatjur rrjedhë (flow), ndjesinë e angazhimit të plotë në një aktivitet krijues dhe energjik.” – Time
Hulumtimet e famshme të psikologut Mihaly Csikszentmihalyi rreth “përvojës optimale” kanë nxjerrë në pah se ajo që e bën një përvojë vërtet të kënaqshme është një gjendje e vetëdijes e quajtur rrjedhë (flow). Gjatë rrjedhës, njerëzit zakonisht përjetojnë kënaqësi të thellë, frymëzim krijues dhe një pjesëmarrje të plotë në jetë. Te ky botim i ri i veprës së tij klasike novatore, Csikszentmihalyi paraqet mënyrat sesi mund të kontrollohet kjo gjendje pozitive, në vend që ajo t’i lihet rastësisë.
Flow: Psikologjia e lumturisë dhe përvojës optimale na mëson sesi mund ta zbulojmë lumturinë e vërtetë dhe si ta përmirësojmë thellësisht cilësinë e jetës sonë duke e administruar informacionin që hyn në vetëdijen tonë.
Komente
Nuk ka ende komente