Princesha

1,000 L

Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës… Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t’i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.

SKU: 9789928060518 Kategoria , Tag:

Koment nga autorja: Sapo vendosa t’i hyja punës për të shkruar këtë libër, fillova t’i lexoja e stërlexoja faqet e ditarëve që Sulltana më kishte besuar. Ndërsa përzgjidhja aventurat e jetës së saj të jashtëzakonshme, provoja po atë ndjesi drithëruese që përjetojnë detektivët. Mbi të gjitha, ndjeja të më rëndonte mbi supe pesha e përgjegjësisë së madhe për të shmangur ato ndodhi, që nëse do të përfshiheshin në libër, me siguri do të mbillnin gjëmën në pragun e familjes së saj. Fjalët janë të miat, por historia që përshkruhet këtu është e saja. Të faleminderit Sulltana që pate guximin t’i tregosh botës historinë tënde. Duke marrë këtë hap të guximshëm, ti ke ndihmuar që populli arab, i cili shpesh shihet me sy të keq nga Perëndimi, të reflektojë ndaj vlerave e të drejtave njerëzore. Unë shpresoj, që duke zbuluar jetën tënde intime me të gjithë dhimbjen e madhështinë e vet, ti do të ndihmosh që shumë nga ato modele negative me të cilat barazohen njerëzit e vendit tënd në mbarë botën, të zhduken. Lexuesit e historisë tënde do të arrijnë të kuptojnë se ashtu sikurse në çdo vend tjetër të botës, edhe në vendin tënd ka të mira, ashtu siç ka edhe të këqija. Ne, njerëzit e Perëndimit, kemi dëgjuar vetëm për vlerat negative të Arabisë Saudite. Ashtu si ti, edhe unë e di që pavarësisht zakoneve primitive, që në menyrë të përbindshme përçudnojnë jetët e grave në tokën tënde, ka edhe shumë arabë të cilët meritojnë respekt e admirim për përpjekjet e tyre kundër mendësisë së prapambetur shekullore.

Komente

Nuk ka ende komente