Premtoj të gaboj

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 720 L. Save 480 L (40% Off)

Lokali është plot njerëz, i zhurmshëm. Burri është ulur pranë dritares dhe vështron qiellin gri, i mërzitur, si çdo mëngjes të hëne. Papritur kthehet dhe ajo është aty, përballë tij. …

3 stok

SKU: 9789928001979 Kategoria Tags: ,

Lokali është plot njerëz, i zhurmshëm. Burri është ulur pranë dritares dhe vështron qiellin gri, i mërzitur, si çdo mëngjes të hëne. Papritur kthehet dhe ajo është aty, përballë tij. Sytë i mbushen me habi, gishtat që i dridhen, me të cilat mban çantën tregojnë se ndjehet e zënë ngushtë. Kanë kaluar vite nga hera e fundit kur e ka parë, që nga dita kur e la. Pa një shpjegim, pa një përse, iku duke i thyer zemrën. Që atëherë, ajo ngriti një jetë të re, edhe ai. E megjithatë, vetëm tani e kuptoi se nuk kishte pushuar së dashuruari as edhe një sekondë. Prandaj, kur ajo përpiqet t’i ikë, e tronditur nga emocionet e forta që përjeton, burri vendos ta ndalojë. Dhe në përqafimin e tyre, në mes të kalimtarëve, i premton se do të provojë, veprojë, rrëzohet, gabojë përsëri. Ta dojë. Me të vërtetë dhe përgjithmonë. Duket sikur ky është fundi, por është vetëm fillimi i historisë. Sepse çdo gjest i tyre, çdo letër që shkruajnë, çdo person që takojnë, ka një univers të tërë për të treguar. Kurse dashuria është fija e kuqe që i lidh të gjitha. Sa herë e kemi pyetur veten si ka qenë dashuria nga e cila kemi lindur? Si është ndier babai ynë herën e parë kur na ka mbajtur në krahë? Emocioni më i madh është të gjesh edhe njëherë atë që ke humbur dhe ta duash përsëri, sikur të ishe hera e parë. “Premtoj të gaboj” është një fenomen letrar i pakrahasueshëm. Sapo doli, rrëmbeu vendet e para të klasifikimit si libri më i shitur, duke mbetur për muaj të tërë në vend të parë. Është shitur në gjithë botën pas panaireve ku spikati bujshëm. Rrjeti është mbushur me komente dhe mijëra dashamirës e kanë zgjedhur si librin e vitit. Sepse dashuria na pushton, dashuria na trullos, dashuria na bën të ndjehemi të pavdekshëm dhe, menjëherë më pas, të pambrojtur e pa pikë force. Por fuqia e saj më e madhe është se na bën të ndjehemi të lirë. Kjo është dashuria që, me një pëshpërimë, i flet drejtpërdrejt shpirtit tonë.

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

436

Autori

Pedro Chagas Freitas

Komente

Nuk ka ende komente