Posta

800 L

Fragment nga libri: Shiko, zemër, më vjen keq, por nuk e kupton që kjo puna po më çmend fare? Dëgjo, hajde ta lëmë këtë punë. Eja rrimë vërdallë, bëjmë dashuri, dalim xhiro, bisedojmë pak. Eja shkojmë në kopshtin zoologjik. Eja të shohim kafshët. Të zbresim me makinë e të kundrojmë oqeanin. Vetëm 45 minuta larg është. Eja të shkojmë në lokalet e lojërave elektronike. Shkojmë të shohim garat, Muzeun e Arteve, ndeshjet e boksit. Eja të bëjmë miq. Të qeshim. Kjo lloj jete është lloji i jetës që bëjnë të gjithë: po na mbyt.

SKU: 9789928248459 Kategoria

“Posta”, romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski. Ai lufton për të arritur punën e ëndrrave, atë të postierit, por parajsa që ai priste, i mohohet vrazhdësisht nga realiteti: ai e gjen veten, me çantën e postierit krahaqafë, duke i rënë kryq e tërthor periferisë së zymtë të Los Anxhelesit. Thellësisht i zhgënjyer nga rutina e përditshme dhe nga rregulloret e ngurta të makinës burokratike, Çinaski ngushëllohet duke i mbytur frustrimet e veta në gotën e uiskit dhe duke gjetur strehë në krahët e butë të grave më të vetmuara se ai. Mes dehjeve të bujshme, basteve të guximshme në garat me kuaj dhe netëve në motele, Çinaski do të largohet përfundimisht nga posta pas dymbëdhjetë vjetësh, i pështirosur nga ai institucion i madh që, në fund të fundit, është vetë jeta.

Komente

Nuk ka ende komente