“Portreti”, serializuar më 1914-1915 dhe botuar më 1916 në New York, gjurmon kapërcimin e personazhit kryesor, Stivën Dedalus, nga fëmijëria në rini. “Portreti” është romani i parë i një prej kolonave të modernizmit botëror. Pati një jetë të gjatë dhe të vështirë si dorëshkrim, i nisur më se një dekadë më herët, i punuar e ripunuar disa herë nga autori në lëvizjet e tij nëpër Europë, i hedhur madje edhe në zjarr e i shpëtuar mrekullisht nga të afërmit e autorit. Botimi i tij dhe i përmbledhjes me tregime “Dublinasit”, e vendosën Joyce-in në plan të parë të letërsisë së kohës, duke i paraprirë botimit të kryeveprës së tij “Uliksit” më 1922.
Portret i artistit në rini
1,200 L
Pati një jetë të gjatë dhe të vështirë si dorëshkrim, i nisur më se një dekadë më herët, i punuar e ripunuar disa herë nga autori në lëvizjet e tij nëpër Europë, i hedhur madje edhe në zjarr e i shpëtuar mrekullisht nga të afërmit e autorit.
4 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Pika pa sipërfaqe  | 
		
|---|---|
| Numri i faqeve | 318  | 
		
| Autori | James Joyce  | 
		
				
				
Komente
Nuk ka ende komente