Gjatë një stuhie bore, Riçard Baumasteri, profesor universiteti, i vrazhdë dhe i mbyllur, përplas me makinën e tij atë të Evelinë Ortegës, një grua e re që ka emigruar ilegalisht nga Guatamala. Ai që duket vetëm një aksident i rëndomtë, merr një rrugë krejt tjetër, kur Evelina shkon në shtëpinë e profesorit për të kërkuar ndihmë. I përhumbur, Riçardi i drejtohet fqinjës, të cilën e njeh shumë pak, Luçie Marazit, një grua e pjekur kiliane, por që ka kaluar një jetë të ndërlikuar.
Përtej dimrit
1,200 L
Luçia, Evelina dhe Riçardi, tre njerëz tejet të ndryshëm nga njeri-tjetri, gjenden të përfshirë në një thriller me pasoja të paparashikueshme. Tri fate që Allende i kryqëzon për t’i dhënë jetë një romani të mahnitshëm dhe shumë aktual mbi emigrimin dhe identitetin amerikan, mundësinë e dytë dhe shpresën se, përtej dimrit, na pret gjithnjë një verë e pakthyesheme.
Komente
Nuk ka ende komente