Na ishte njëherë… një komb ku nën hijet e rënda të maleve, me filladin e brigjeve magjepsëse, në vatra që ngrohin prej mijëra vitesh, tregohen përralla magjike të trashëguara brez pas brezi. “Përralla mistike shqiptare” sjell mite, legjenda e histori të ripërfytyruara për lexuesin e ri.
Në faqet e këtij libri do të takoni nga personazhet më të dashura të kujtesës sonë popullore, te figurat e harruara mitike që rikthehen e na udhëheqin në aventura magjepsëse. Heronj, zana, përbindësha, gjigantë, magjistarë, vijnë të rikrijuar për të përcjellë kulturën dhe vlerat e skalitura ndër troje.
Le të zbulojmë së bashku rrugëtimin drejt mistikes që frymëzon identitetin e një kombi! Aty ku zemrat e shqiptarëve bëhen bashkë, në përrallat më të dashura të të parëve tanë.
Komente
Nuk ka ende komente