Në vitin 222 të e.s., një adoleshent tetëmbëdhjetëvjeçar u vra. Trupi i tij u hodh në lumë si diçka e pistë, jodinjitoze për të pasur një ceremoni mortore. Për pothuajse dy dymijëvjeçarë, adoleshenti në fjalë, i lindur në Emesa, Siria e sotme, dhe i vrarë në Romë, ku pati sunduar si perandor për katër vjet, u bë personi më i sharë, me historitë më rrëqethëse mes të tridhjetë perandorëve që qeverisën Romën e Lashtë përgjatë tre shekujve të autokracisë së themeluar fillimisht nga Jul Cezari. Cili ishte Elagabali dhe si ndodhi që ai u bë fyesi dhe poshtëruesi më i madh i ndjenjave romake që ka ekzistuar ndonjëherë? Në fund të fundit, si ndodhi që ai kërceu nga pozicioni i një fëmije prift në një kult fetar të Sirisë, në fronin e Perandorit të Romës?
Mary Beard, profesore e Universitetit të Kembrixhit, na ofron në këtë libër një analizë sa erudite aq edhe dëfryese, mbi të qenët Perandor i Romës, mbi njeriun, sundimtarin, përbindëshin, tiranin apo diktatorin e iluminuar, mendimet filozofike të së cilit vijojnë të lexohen për frymëzim nga miliona njerëz në të gjithë botën edhe sot.
Përgjatë tre shekujve të sundimit të Romës me një njeri, ishin tridhjetë burra ata që mbajtën fronin, por ata të gjithë kishin një baba frymëzues, si dhe një set rregullash të pashkruara se si sundohet një diktaturë.
Komente
Nuk ka ende komente