Lakmia

1,000 L

Linja paralele realitetesh tipike shqiptare. Mbase është kjo një nga arsyet pse kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve që e ndjekin rregullisht. Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri.

SKU: 9789994300990 Kategoria

Linja paralele realitetesh tipike shqiptare. Mbase është kjo një nga arsyet pse kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve që e ndjekin rregullisht. Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri.

Dëshira për të triumfuar, etja për pushtet, grykësia e pafre… Po cili është çmimi i lakmisë? Kjo është pyetja, përgjigjja e së cilës mund të gjendet në këtë libër…

Fragment nga libri
Tirazhi i ditës së sotme kishte pasur shitje të menjëhershme. Lajmi që kishte shkruar Era në lidhje me korrupsionin në sistemin energjetik kishte bërë bujë të madhe.

Ajo kishte muaj që merrej me këtë shkrim. Kishte gërmuar si urith pa i rënë në sy askujt, kishte përdorur çdo mundësi që i qe dhënë për të shtënë në dorë dokumente të tenderimeve, kishte pyetur punonjës të thjeshtë dhe drejtorë të rëndësishëm, ishte penguar nga mijëra vogëlsi, por nuk kish hequr dorë.

Tani ajo kishte mësuar të bënte pikërisht atë që kishte dashur dikur. Të ishte gazetare serioze, të ballafaqonte fakte dhe t’i mbështeste mirë këmbët në tokë.

Shtëpia Botuese

Dudaj

Numri i faqeve

432

Autori

Brunilda Zllami

Komente

Nuk ka ende komente