Parimet e suksesit

1,500 L

“Parimet e suksesit” do t’ju mësojnë si të rrisni vetëbesimin, të kapërceni sfidat e përditshme, të jetoni me pasion dhe synime, të realizoni ambiciet që keni. Ky libër nuk është vetëm një koleksion idesh të mira, por na shtjellon 64 parime të vlefshme që kanë zbatuar në histori njerëzit e suksesshëm. Të praktikuara çdo ditë, këto parime do t’ju shndërrojnë jetën siç nuk e keni ëndërruar kurrë!

6 stok

SKU: 9789928006042 Kategoria

Jack Canfield, bashkëkrijues i serisë fenomenale bestseller “Supë pule për shpirtin”, u kthehet parimeve që ka studiuar dhe zbatuar për më shumë se 30 vjet në këtë udhërrëfyes praktik dhe frymëzues, që do t’ju ndihmojë të arrini aty ku dëshironi të gjendeni. I mbushur me histori plot kuptim dhe fymëzim nga drejtues ekzekutivë, atletë të klasit botëror, njerëz të famshëm, por edhe të zakonshëm, libri “Parimet e suksesit” do t’ju japë shtysën e duhur për të arritur qëllimin e dëshiruar. Pesë idetë e mëdha • “Në jetë, duhet të kontrollosh vetëm tri gjëra: mendimet që mendon, pamjet që përfytyron dhe veprimet që ndërmerr (sjelljen).” • “I paraqitur në formën më të thjeshtë, Ligji i Tërheqjes thotë • se, ajo që e mendon, ajo që e flet, ajo që e beson fort dhe që e ndien thellësisht, ajo do të ndodhë.” • “Gjërat materiale mund t’i humbësh, por nuk e humbet kurrë mjeshtërinë, atë që ke mësuar dhe që je bërë gjatë procesit të arritjes së qëllimeve.” • “Një nga strategjitë më të mira për sukses është të veprosh sikur tashmë ndodhesh aty ku dëshiron të arrish.” • “Bota nuk të paguan për atë që di, të paguan për atë që bën.” REVIEWS “Libër i madh, dhuratë e shkëlqyer për cilindo që synon të bëhet zot i jetës së vet!” – Michael E. Gerber, autor i librit “E-Myth” “Personalisht, mësova shumë nga Jack Canfield dhe besoj se edhe ju do të mësoni shumë.” – John Gray, autor i librit “Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita” “… një libër ndriçues dhe i lehtë për t’u kuptuar. Mësimet e tij janë tepër efikase.” – Ken Blanchard, autor i librit “Një minutë menaxher” “… i domosdoshëm për cilindo që synon të arrijë lartësi të reja në jetë.” – Arielle Ford, autore e “Çokollatë e nxehtë për shpirtin mistik”

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

592

Autori

Jack Canfield

Komente

Nuk ka ende komente