Botuar fillimisht në vitin 1984, romani rrëfen kërkimin e studiuesit amator Geoffrey Braithwaite mbi disa elementë të jetës së gjeniut francez Gustave Flaubert dhe përballjet e tij me hilet e historisë dhe të kujtesës, disa prej të cilave janë kurthe të thurrur nga vetë Floberi për pasvdekjen. Ndërsa gjurmon jetën e Floberit, personazhi përballet me disa sekrete të zymta nga e shkuara e vet familjare dhe me rrugëtimin në kërkim të paqes shpirtërore.
Papagalli i Floberit
1,000 L
Konsideruar si kryevepra postmoderniste e Julian Barnes, romani Papagalli i Floberit sfidon kufijtë ndarës mes poezisë dhe filozofisë, mes historisë dhe letërsisë, mes librit dhe jetës, duke shërbyer si ushqim shpirtëror dhe pasuri kulturore.
Komente
Nuk ka ende komente