Pandemia

900 L

Pandemia një nga ngjarjet e mëdha që ka sjellë një “tronditje sizmike” planetare, është trajtuar në këtë libër në të gjithë prejet e mundshme sociaologjike dhe vështruar me të gjitha optikat: mjekësore, sociale, kulturore, zakonore, etj. Sintagma “asgjë nuk do të jetë si më parë” është trajtuar si mjet për të treguar se gjërat do të ndryshojnë dhe gjithçka do të jetë e rindërtuar në përputhje me parimet e jetës.

SKU: 9789928046963 Kategoria

Në libër janë trajtuar të gjitha ndryshimet që ka pësuar jeta në tërësi dhe sidomos në institucionet bazë të organizimit të jetës sociale dhe individuale sikurse janë familja, shkolla, institucionet e shtetit dhe ato të mjekësisë, ndryshimet në modulet e vjetra të punës klasike dhe shfaqjet e punës “hibrid” ose në shfaqjes e asaj që autori e quan epoka e re e punës. Libri është një analizë e zgjeruar e efekteve të pandemisë por dhe një prognozë sociologjike e ndryshimeve që eventualisht mund të bëhen module të reja të kuptimit të jetës dhe mënyrave të reja të sjelljes ndaj saj.

Komente

Nuk ka ende komente