Paladium

1,400 L

“Paladium” është historia ime e disa ditëve, ku pa asnjë shkak, përfundova i paralizuar kokë e këmbë, në pamundësi për të lëvizur qoftë edhe një muskul të vetëm, i braktisur nga të gjitha shqisat dhe çdo mjet komunikimi tjetër me botën e jashtme. Është drama dhe frika e një udhëtimi përtej ku?jve të largët të ekzistencës njerëzore, territoreve të sunduara nga dhuna, vdekja, poshtërimi dhe seksi…

SKU: 9789928062529 Kategoria

Paraliza është një gjendje si të shkelësh mbi xhama të thyer, një portë e mbyllur krah botëve të tjera, me prostituta dhe demonë, me burra që kanë humbur dinjitetin, me infermierë dhe krijues iluzionesh, të hedhura së bashku në një shakullinë urrejtjeje dhe shthurjeje. Një botë maniake, e tmerrshme: bota ime. “Paladium” është aksesi im në këtë udhëkryq, një ekspeditë në tokën e të vdekurve nëpërmjet nën koshiencës, që rrëmon në rrënjët e tronditjes dhe letërsisë, në një vend ku jeta jonë i imponohet vetes dhe kruspullohet së bashku me një mori historish të ndryshme që duhen rrëfyer. VLERESIME Ky libër tregon historinë e vërtetë të një burri 29-vjeçar të paralizuar totalisht, i burgosur brenda trupit të tij dhe që varet nga të tjerët për gjithçka. Është një udhëtim në thellësi të pavetëdijes dhe errësirës së saj, një udhëkryq pasqyrues i populluar nga haluçinacione dhe iluzione delirante, eksplorimi i skutave të paparashikuara që zbulon sëmundja. Një përvojë befasuese njerëzore dhe letrare. Ky roman na kredh në një dimension tjetër që nuk e njohim, na përshkruan një dimension real të një historie të përjetuar nga vetë autori. “Paladium” edhe pse romani i parë i Boris Razonit, është tronditës.., është ditar në gjendjen e paralizës, frikës nga vdekja, delirit dhe rikthimit në normalitet.” —P. Zaoui, The World of Books Ky roman është ekzaltimi i të gjitha shqisave, i kuptimit dhe vlerës së jetës! Një himn letrar i lumturisë dhe vuajtjes, shpresës dhe frikës për humbjen e jetës. Një histori e dhimbshme dhe dëshpëruese, për braktisjen e moralit. “Paladium” është një vepër madhështore. “Ai krijoi një botë të çmendur. Ai krijoi “ekuilibrin e brishtë” të jetës, të ngecur brenda kokës së tij. Një alegori e shkëlqyer letrare.”

—M. Aïssaoui, Figaro

Shtëpia Botuese

Ombra GVG

Numri i faqeve

405

Autori

Boris Razon

Komente

Nuk ka ende komente